Bushati, takim konsultativ me shoqërinë civile për ngritjen e strukturave të negociatave me BE-në

Procesi i negociatave me BE-në kalon nëpërmjet një sërë fazash të rëndësishme, ndër të cilat, veçohet edhe ngritja e strukturave përgjegjëse shtetërore për hapjen e tyre. Për këtë arsye, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hartuar projekt VKM-në për strukturat shtetërore negociuese. Duke njohur dhe vlerësuar rëndësinë e shoqërisë civile, pushtetit lokal, botës akademike dhe biznesit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme synon vendosjen e një dialogu dhe bashkëpunimi të ngushtë, me qëllim që të gjithë të kontribuojnë në mënyrë cilësore për negociatat e anëtarësimit.

Për 20 ditë në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u publikua projekt VKM-ja e këtyre strukturave. Në mbyllje të këtij procesi, Ministri Ditmir Bushati zhvilloi një takim me shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

Ai çmoi të rëndësishme përfshirjen e shoqërisë civile në këtë konsultim pasi kjo strukturë do të ketë rolin kyç në procesin e negociatave për anëtarësim, por dhe në të gjithë instrumentet e tjerë përbërës të procesit të integrimit, si zbatimi i MSA-së dhe zbatimi i së drejtës së BE-së

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke e ndaluar në këtë pikë, Bushati tha se procesi nuk ka të bëjë vetëm me administratën publike, pasi gama e çështjeve me të cilat përballet Shqipëria në këtë proces kërkon mbështetjen dhe nga aktorë të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është e nevojshme që për çdo moment, sidomos për fusha voluminoze ne të sigurojmë mbështetje edhe nga përfaqësues të botës së biznesit, botës akademike, shoqërisë civile e kështu me radhë”, nënvizoi ai.

Shoqëria civile, grupet e interesit, bota akademike dhe pushteti vendor do të bëjnë dhe monitorimin e politikave publike përgjatë procesit të negocimit, nëpërmjet Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, si dhe do të kërkohet dhënia e ekspertizës në fusha të ndryshme të “acquis” të Bashkimit Evropian, sipas fushës përkatëse të kompetencës.

Sugjerimet e ardhura nga shoqëria civile në lidhje me këtë VKM do të integrohen dhe më pas projekti do të kalojë në Këshill të Ministrave për miratim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?