Byzylykët elektronikë, Gjykata: Prokuroria të nisë hetimet
Aktualitet E Martë, 20 Korrik 2021 12:19
Gjykata e Apelit ka udhëruar Prokurorinë që të regjistrojë një procedim penal për çështjen e byzylykëve të shërbimit të provës në Ministrinë e Drejtësisë.
Ky është vendimi i fundit i Gjykatës pasi pak ditë më parë prokuroria e Tiranës kërkoi mos hapjen e hetimeve.
Edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nga Korça tha se kishte prova për implikim në këtë çështje dhe se do ta ndiqnin në Gjykaten e Apelit.

