Çahet tubacioni i kondicionerit, evakuohen punonjësit e ALUIZNI-t Durrës
Një alarm për rrjedhje gazi në zyrat e Aluizni-t në Durrës ka angazhuar prokurorinë, policinë dhe zjarrfiksen e qytetit. Fillimisht ka qenë drejtoria e policisë së qarkut Durrës, që është njoftuar nga punonjës të Aluiznit për prani të një erës kutërbuese në mjediset e zyrave.
Drejtori i Aluiznit Flamur Gjuzi pohon se punonjësit kanë pasur shqetësim në frymëmarrje ndaj ambientet u evakuuan, por askush nuk pati probleme të mëtejshme shëndetësore.
Flamur Gjuzi drejtor i Aluizni Durrës: Në këtë institucion as ka pasur kurrë ndonjëherë gazlotsjellës. Ka qenë një erë e keqe. Ju siguroj që nuk ka pasur qoftë edhe një pikë loti apo të lënduar, por duke parë që po vinte një erë e keqe nxora institucionin jashtë dhe mora masat paraprake si çdo drejtues ndaj vartësve të vet.
Pas verifikimit të ambiebnteve t ë ALUIZNI-t në Durrës, policia dhe prokuroria konstatoi se shkak për erën e keqe në mjediset e brendshme është bërë çarja e tubacionit qëndror të ajrit të kondicionuar.

