Çako pezullon komandantin e RENEA-s pas denoncimit të Berishës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka pezulluar nga detyra komandantin e forcave speciale të RENEA-s pas denoncimit nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë për Syri.net se drejtori i përgjithshëm Haki Çako ka urdhëruar menjëherë që të nisë procedimi disiplinor ndaj komandantit të RENEA Sokol Poçari.

Shkak është bërë pasi Poçari ka qenë i dehur gjatë orarit të punës dhe është gjetur duke konsumuar pije alkoolike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha që gjatë ditës së sotme denoncoi këtë ngjarje, që cënon figurën e punonjësit të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?