Çështja Doshi, gjyqi VIP te Krimet e Rënda, do dëshmojnë politikanët e lartë
Gjykata për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për pyetjen si dëshmitarë ne gjyqin me të pandehur Durim Bami, për skenarin e vrasjes së deputetit Tom Doshi, të Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Mes 53 dëshmitarë në total të kërkuar nga organi i akuzës në procesin gjyqësor në ngarkim të deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të cilët po gjykohen për akuzën e “kallëzimit të rremë”, janë Edi Rama, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Saimir Tahiri, Sali Berisha, Edi Paloka si dhe Spartak Braho.


