Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 10:26 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem Këto ditë po flitet shumë për ardhjen e çifutëve në Shqipëri. Duket sikur hebrenjtë kanë vendosur të braktisin Izraelin dhe të vendosen këtu. Natyrisht,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cilat janë zonat dhe sa mund të shkojë fuqia e tërmeteve në Shqipëri

Aktualitet E hënë, 9 Dhjetor 2019 11:52
Cilat janë zonat dhe sa mund të shkojë fuqia e tërmeteve në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kater sizmiologë ofruan falas studimin – harta të reja sizmike dhe thirrja që i bënë Qeverisë 6 vite më parë: 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”. termetKur e prezantuan këtë studim para mediave ato i bënë thirrje qeverisë që të azhurnonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit. Profesor Alija u shpreh në atë kohë se qeveria duhet t’i bënte hartat e reja si kusht normativ për të gjitha ndërtimet. Sipas tij hartat e reja duhet të zëvendësonin hartën sizmike të viteve 80 që sot e kësaj dite është ende në fuqi edhe pse vendi u godit përgjatë dy muajve të fundit nga 2 tërmetet më të fuqishme të 40 viteve të fundit.

Disa projektues pohuan se hartat e reja të krijuara nga katër profesorët e nderuar sot përdoren si udhëzues për shumë projektues dhe ndërtues, por ato nuk janë të detyrueshme, për shkak se ligji nuk i njeh. Firmat e vogla të ndërtimit ato që rastësisht hyjnë në sektor duke ndërtuar tre katër pallate, zakonisht kërkojnë ekspertizë të ulet, pohojnë inxhinierët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rreth 6 vite më parë profesorët e nderuar i bënë thirrje qeverisë që të adoptonte hartat dhe kodet e ndërtimit për shkak se tani po ndërtoheshin pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra.

Shqipëria është nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë. Në vitin 1995 qeveria nxori një vendim që të gjitha ndërtimet mbi 8 kate duhet të paraprihen nga studime sizmologjike, jo vetëm godinat e banimit, por edhe të tjera.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për fat të keq ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk është zbatuar në të gjitha ndërtimet tona”, u shpreh në atë kohë akademiku Sulstarova. Përmes studimit të kryer, pas 30 vjetësh akademikët kanë nxjerrë hartat e reja të shpërndarjes sizmike, të cilat, sipas Sulstarovës duhet të miratoheshin nga Këshilli i Ministrave, në mënyrë që të jenë të detyrueshme për të gjithë ndërtuesit në vend.

Mund t'ju interesojë

BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara për shpifje

BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara pë...

Para 3 orësh
Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Para 5 orësh
Horoskopi për sot, 8 nëntor 2026

Horoskopi për sot, 8 nëntor 2026

Para 5 orësh

“Pretendojmë dhe kërkojmë nga qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit e viteve ’80, që është edhe sot në fuqi”, – tha Sulstarova në vitin 2013.

Akademikët në botimin e tyre kanë veçuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet iX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5.

Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.

Monografisë ja rrisin vlerën edhe 12 harta të rrezikut sizmik probabilitar të Shqipërisë, vlerat e rrezikut sizmik për 370 bashki e komuna, si edhe vlerat e plota spektrale për 36 qytete.

Në monografi arrihet përfundimi se rezultatet e këtij vlerësimi probabilitar të rrezikut sizmik duhet të shërbejnë si bazë për kodin e ri të ndërtimeve antisizmike në vend, duke zëvendësuar Hartën e Rajonizimit Sizmik të Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:500.000, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 1979, e cila është ende në fuqi.

9 zonat e burimeve sizmike me magnituda

Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0

Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9

Bregdeti Jonian me Mmax=7.0

Korçë-Ohër me Mmax=6.9

Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9

Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5

Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5

Pejë-Prizren me Mmax=6.8

Zona e Shkupit me Mmax=6.5

/ Monitor

Etiketat e lidhura

fuqia e tërmeteveshqiperizonat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 1 ore

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Teknologjia në jetën e shqiptarëve, siguria e fëmijëve shqetësimi kryesor
Para 2 orësh

Teknologjia në jetën e shqiptarëve, siguria e fëmijëve shqetësimi kryesor

Irani paralajmëron zgjerimin e rrezes së raketave, sinjale për ndryshim të doktrinës bërthamore
Para 2 orësh

Irani paralajmëron zgjerimin e rrezes së raketave, sinjale për ndryshim të doktrinës bërthamore

Bayern mposht Mainz 2-1, Kimmich dhe Karl shënojnë, Kane dhuron dy assiste
Para 2 orësh

Bayern mposht Mainz 2-1, Kimmich dhe Karl shënojnë, Kane dhuron dy assiste

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 20 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 18 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

4 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
Para 16 orësh

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.