Çmendet moti/ Përmbytet Korça për 30 minuta nga reshjet e shiut
Aktualitet E Mërkurë, 26 Maj 2021 13:13
Pavarësisht se jemi në stinën e verës, sot moti në Korçë ka shkaktuar përmbytje.
Reshje të dendura shiu kanë rënë gjatë mbrëmjes në qytetin e Korçës.
Kanë mjaftuar 30 minuta reshje shiu që i gjithë qyteti të përmbytet. Bulevardi dhe rrugët kryesore të Korçës janë nën ujë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

