Çokollata e skaduar desh i helmoi vajzën, por reagimi i menaxheres e tërbon fare (FOTO LAJM)
Mallrat e skaduara kanë pushtuar një pjesë të mirë të tregut të vendit aq sa tashmë jo vetëm shitësve, por as autoriteteve nuk po ju bën përshtypje.
E vetmja hallkë kontrolli që ka mbetur janë qytetarët, edhe ata vetëm nëse janë të vëmendshëm.
E tillë është historia e denoncuar në redaksinë e Albeu.com, ku një prind blen çokollatë në një prej pikave të supermarket “Xhangollit” në Tiranë dhe për pak helmoi fëmijën e tij me të, pasi kishte skaduar prej dy muajsh ndërkohë që menaxherët e mbanin në raft.
Pasi e mori çokollatën ai ia hap për t’ja dhënë fëmijes, ndërkohë që menjëherë i ben përshtypje fakti se çokollata nuk kishte një ngjyrë të zakonshme, por ishte e zbardhur.
Kjo e bëri të dyshojë menjëherë duke parë datën e skadencës.
Ccokollata kishte më shumë se shtatë javë e skaduar. (Data e vendosur mbi ambalazhin e çokollatës si datë e skandences është 20 mars 2017)
Sipas faturës (në foto) çokollata është blerë nga raftet e pikës së shitjes së supermarketit “Xhangolli” tek Rr.Jordan Misja, kompleksi Usluga, Tiranë më datë 16/05/2017 ora 18:24 minuta.
Duke besuar të mirëkuptimin e punonjësve të super marketit, qytetari ruan faturën dhe çokollatën e blerë dhe të nesërmen i drejtohet pikës në fjalë duke kërkuar shpjegime se përse i kishin shitur një mall të skaduar, aq më tepër duke i rrezikuar shëndetin e fëmijës.
Ai rrëfen se e gjendur përballë këtij fakti menaxherja e pikës i merr çokollatën e skaduar dhe nuk ia kthen më me pretendimin se do të bënin verifikime ndërkohë që i kërkon tre ditë kohë.
Kaluan tre ditë, një javë, dy, madje tre javë dhe asnjë reagim.
I mashtruar nga menaxherja, e cila me heqjen e produktit të skaduar nga dora e konsumatorit pretendonte se kishte zhdukur provat (harroi se më parë denoncuesi e kishte fotografuar produktin) qytetari i shkon sërish tek super market “Xhangolli” dhe pyet se çfarë ndodhi me shqetësimin e tij.
Por, ndryshe nga hera e pare, me mendimin se tashmë qytetari nuk kishte asnjë provë në dorë, sillët në mënyrë arrogante me të duke mos i dhënë asnjë shpjegim.
Kjo histori e denoncuar tek Albeu.com është një nga dhjetra të ngjashme që ndodhin këto kohë në Shqipëri, ku marketet u ndryshojnë datat produkteve të skaduara dhe i rivendosin në rafte ndërkohë që nuk ka asnjë kontroll nga autoritetet shtetërore.

