Cuku u vra për gjakmarrje, administratori i pallatit: Autori ngjan me Shallarin

I dyshuari si vrasës me pagesë, Mikel Shallari pritet të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për të mësuar masën e sigurisë, ku Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Shallari nën akuzën e ekzekutimit të ish-zyrtarit të policisë, Artan Cuku, e nëse do ti referohemi nenit 78/A, mbi vrasjen e kryer në bashkëpunim, për hakmarrje apo gjakmarrje, 24-vjeçari dënohet nga 25 vjet deri në burg të përjetshëm. Por policia dhe prokuroria, ka zbuluar edhe kush janë porositësit edhe pse ende nuk ka bërë arrestime. Burime të afërta nga grupi hetimor pohojnë se në kërkim janë shpallur dy persona, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre në Shqipëri.

Të njohur me 24-vjeçarit, Mikel Shallari, kanë bashkëpunuar me 24-vjeçarin për të ekzekutuar Artan Cukun. Identifikimi i tyre ka ardhur përmes marrjes në pyetje të Shallarit dhe provave të tjera të siguruara në rrugë operacionale. Policia nuk i bërë ende publike emrat e të shpallurve në kërkim, për shkak të hetimeve janë në zhvillim.

Pistë e fortë është vrasja në qytetin e Vlorës dhe arrestimi i një të riu nga Fieri si autor i krimit, dyshohet si motiv kryesor i vrasjes. Dëshmia e 24-vjeçarit ka qenë kontradiktore, ku grupi hetimor nuk mund të dalë në konkluzione të sakta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flet “porositësi”

Swiss Digital Mobile Reklama

Bujar Daka, 35 vjeç, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Cukut, në një reagim për mediat, u shpreh se është e vërtetë që ka qenë në burg në Zvicër por që nuk e njeh Mikel Shallarin.

“S’jemi ndaluar dhe as marrë në pyetje nga policia. Jam në shtëpi duke kryer punime. S’kam lidhje me vrasjen e Cukut, jam i lirë. Kam qenë në burg në Zvicër, por Mikel Shallarin nuk e njoh. Shallarin e kam parë vetëm në televizor. Nuk kam asnjë lidhje me të. Ne nuk kemi për të ngrënë e jo më të paguajmë vrasës. Jam i lirë dhe nuk e di pse policia ma përmend emrin. Edhe vëllai, Floriani është i lirë”, tha Bujar Daka.

Ai u dyshua menjëherë pas krimit përderisa rezulton se vite më parë, vëllai i tij, Agim Daka u vetëvra në zyrën e ish-shefit të Komisariatit 4, Artan Cuku.

Shallari kërkon mbrojtje

Mikel Shallari, i arrestuar si ekzekutor i dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit, Artan Cuku, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë por me kushtin që t’i mbrohet familja. Dyshohet se Daka ka porositur 24-vjeçarin që nga burgu për të kryer vrasjen me pagesë, për të cilën ai mund ta ketë paguar në shumën prej 25 mijë euro.

I riu nga Kuçova u arrestua me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, ndërsa prova që çoi në zbulimin e tij është profili gjenetik i ADN-s, gjurmë të cilën Shallari e la tek rrobat që hodhi pak minuta pas vrasjes në një kosh mbeturinash pranë vendit të krimit.

Autori karakteristika të njëjta me Shallarin

Administratori është një nga njerëzit që ka parë prezencën e autorit të krimit, teksa ishte duke pritur Artan Çukun, në korridorin e katit të parë të pallatit.

Administratori në paraqitjen për njohje që ka bërë në polici me Shallarin, mësohet ti ketë konfirmuar policisë së Shtetit, se personi i ndaluar prej saj, kishte tipare të njëjta me atë që kishte parë në shkallët e pallatit vetëm pak minuta para se Artan Çuku të ekzekutohej me pesë plumba.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?