Dalin emrat/ Kush janë të arrestuarit në lokalin e Sukthit që shfrytëzonin kamerieret si prostituta
Ata kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin dhe fillimisht i punësonin vajzat si kameriere, e më pas i shfrytëzonin në ambientet e lokalit të paregjistruar dhe pa emër, si prostituta kundrejt një pagese 2 mijë-3 mijë lekë.
Në këtë lokal policia dyshon se janë shfrytëzuar rreth 10 vajza. Mësohet se klientët kanë qenë të rastësishëm. Pasi frekuentonin lokalin ata njiheshin me ofertën e Pren Bushaj, për vajzat që mund të gjenin aty kundrejt pagesës.
Gjatë kontrollit të policisë në lokal, u arrestua edhe një klient, si dhe një vajzë e shfrytëzuar për prostitucion.

