Dalin kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga avokatia (Emrat)

Në përfundim të afatit të aplikimit të publikuar për shpalljen e vendeve vakante dhe rithirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, Avokati i Popullit publikon emrat e kandidatëve aplikues për këtë pozicion.

Sipas Avokatit të Popullit, kësaj liste mund t’i bashkëngjiten edhe aplikantët kandidatë, të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës 08.05.2017 me postë, sipas rregullave ligjore për vlefshmërinë e aplikimit.

LISTA ME KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA AVOKATIA
1. Tartar Bazaj
2. Petrit Gaçi
3. Ilir Nikolla

Swiss Digital Desktop Reklama

Sqarojmë se për fazën e rishpalljes për shprehje interesi për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, do të jenë të vlefshme aplikimet për të gjithë kandidatët e fazës së mëparshme, të cilët janë njoftuar se kanë plotësuar kriteret formale për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?