DAP: Nuk ka zyrtarë të përfshirë në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Genta Sula 29.01.2019: Autoriteti në dy vjet eksiztencë ka verifikuar 1500 figura, të cilët janë zyrtarë të lartë. Nga 1500 figura, rreth 30 janë gjetur me probleme.”

Departament i Administratës Publike ka përgënjeshtruar deklaratat e kryetares së Autoritetit të Dosjeve Genta Sula. Pas deklaratave të kësaj të fundit, RTV Ora Neës, pyeti zyrtarisht zyrën e DAP e cila përgjigjet se pas verifikimeve të kryera mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nga Autoriteti i Dosjeve nuk rezulton të ketë zyrtarë ish-sigurimsa.

 “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dërguar pranë DAP vendimet përkatëse, ku konstatohet se deri më tani nuk figurojnë të ketë materiale në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, për anëtarë të trupës së nivelit të lartë drejtues në administratën shtetërore dhe pozicione të barasvlefshme me to, për të cilët institucioni znë është përgjegjës.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Departamenti i Administratës Publike është përgjegjëse për administratën e Këshillit të Ministrave, Ministrive, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit apo ministrave si dhe administrata e prefektit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoriteti i Dosjeve ka deklaruar se edhe Bujar Sheshi ka qenë pjesë e ish sigurimit të Shtetit, por prokurori i ka mohuar këto akuza, madje ka ngritur edhe padi kundrejt këtij institucioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?