Dëbora në Kukës rreth 30 cm, situata në rrugët

Në orët e para të së dielës Kukësi dhe zonat e tjera rurale janë mbuluar nga dëbora. Lartësia e borës është nga 4 cm në qytet dhe 30 cm në rajonin e Valbonës. Deri më tani nuk është raportuar për rrezikshmëri për jetën e qytetarëve, ndërsa akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.

Në “Rrugën e Kombit” lartësia e borës është 10 cm në Tunel-Kalimash, në këtë aks kanë punuar 9 borëpastruese. Në total në të gjithë qarkun e Kukësit janë duke punuar 26 borëpastruese. Raportohet se disa fshatra vazhdojnë të kenë mungesë të energjisë elektrike.

Të dhëna për situatën:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Reshjet e rëna gjatë mëngjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes.

Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga dëbora e konkretisht:

Rruga e Kombit lartësia e borës 10 cm në Tunel-Kalimash.Kanë punuar 9 borëpastruese.

Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 30 cm në Q.Shllak.Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë lartësia e borës 15 cm .Kanë punuar 4 borëpastruese.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 15 cm në Q.Tobli.Kanë punuar 3 borëpastruese.

B.Curri-Kam lartësia e borës 20 cm në Q.Luzhë.Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë lartësia e borës 30 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 10 cm .Ka punuar 2 borëpastruese.

Janë vënë në punë 26 borëpastruese për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.

Energjia elektrike:

Pa energji elektrike Bashkia Kukës: Nj.A: Malzi,Shishtavec,Bushtricë,Ujmisht,Grykë-Çaj.

Bashkia Tropojë: Margegaj, Tropojë e Vjetër, Llugaj, Lekbibaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?