FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëborë, shi e diell, surprizat e motit për javën e ardhshme

Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka njoftuar se nga java që vjen do të rikthehen reshjet e shiut.

Ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe me intervale me diell. Reshjet e shiut do të shfaqen në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave.

I njejti mot vijon edhe ditën e martë por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të lartë. Java mbyllet të enjte dhe të premte, me dy ditë të cilat parashikohen me mot të kthjellët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, Shërbimi Meterologjik Ushtarak thekson se në relievet malore në veri të vendit në lartësitë mbi 300-500 metër priten dhe reshje të dendura dëbore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?