Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 09:43 Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det, në jug të ishullit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Del ekzaminimi i plag@sjes, Klea humbi punën nga dh@na prej motrave Berisha

Aktualitet E mërkurë, 9 Tetor 2024 14:47
Del ekzaminimi i plag@sjes, Klea humbi punën nga dh@na prej motrave Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, sipas ekzaminimit, hynë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore. Motrat Berisha janë në kërkim, dhe ka dalë ekspertiza e Klea Prengës, ku thuhet se përveç prishjes së imazhit dhe humbjes së punës, dhe Klea Prenga ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Ato vijojnë të mbeten në arrati.

”U konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës. Këto dëmtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” këto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”,-thuhet në aktekspertizë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Në datën 09.09.2024 shtetasja e mësiperme u paraqit për ekzaminim objektiv pranë IML. Në momentin e paraqitjes, gendja e përgjithshme paraqitet jo e mirë. Nga ana emocionale, është e ngarkuar dhe ka një labilitet të shtuar. Referon se kohët e fundit është mbyllur në vetvete, ka kufizuar shumë daljet në publik dhe nuk i frekuenton më ambientet e dikurshme për shkak të kompleksit të krijuar nga pamja e jashtme. Referon se ka humbur punën si blogere për shkak të cënimit të imazhit dhe publikimit mediatik të ngjarjes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aktualisht, ankon për mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Gjatë lëvizjes së buzëve shihet një kufizim i mbylljes së plotë dhe hapje më e kufizuar në anën e djathtë të buzëve. Në regjionin zigomatik suborbital të djathtë, vërehet mbetje e një plage në trajtën e gërmes “L” të përmbysur, me drejtim horizontal që fillon nga mollëza e djathtë dhe shkon në drejtim të kurrizit të hundës, me gjatësi të krahut të shkurtër 2.1 cm dhe krahut të gjatë 5.2 cm, në trajtë ulluku, me ngjyrë të kuqërremtë dhe nuanca të bardha e të zeza, në të cilën projektohen shenjat e 13 qepjeve.

Mund t'ju interesojë

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Para 13 minutash
PD – PS u rikthehen diskutimeve për Refomën Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm

PD – PS u rikthehen diskutimeve për Refomën Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm

Para 28 minutash
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit

Para 34 minutash

Zona përreth mbetjes së plagës paraqitet edematoze, me trajtë elipsoide, me diametra 7 x 3.5 cm. Në regjionin tëmthor të djathtë vihet re një tjetër mbetje plagë, me të njëjtat karakteristika, trajtë gjatësore, pak e harkuar, 2.3 cm, me drejtim vertikal, me praninë e mbetjeve të 6 suturave. Në regjionin frontal të djathtë vihet re prania e një zone me nxirje të lëkurës me përmasa 3×2 cm, me konsistencë të ashpër, e dukshme në distancë të konsiderueshme.

Dëmtime të tjera të jashtme trupore nuk u konstatuan. E dëmtuara ka realizuar një ekzaminimin elektroneurografik për nervat facialë të anës së djathtë të fytyrës dhe nga ky ekzaminimin rezulton si më poshtë: “Parametrat elektrofiziologjike janë brenda normës për nervin facial. Asimetria qe vihen në dukje i dedikohen më shumë dëmimeve të vogla të fibrave muskulare apo degeve fundore të nervit facial”.

Konkluzion: Duke u mbështetur në të dhënat e mësiperme arrijmë në përfundimin se: Tek shtetasja Klea Prenga u konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës. Këto demtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” keto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”.

Etiketat e lidhura

Klea PrengaMotrat Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur
Para 7 minutash

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi
Para 13 minutash

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Spalletti gjen justifikimin për ndalesën e radhës: Humbëm besimin dhe qetësinë në fushë
Para 22 minutash

Spalletti gjen justifikimin për ndalesën e radhës: Humbëm besimin dhe qetësinë në fushë

PD – PS u rikthehen diskutimeve për Refomën Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm
Para 28 minutash

PD – PS u rikthehen diskutimeve për Refomën Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 13 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 23 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 20 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.