Delegacioni i KLD informon krerët e gjykatave të BE: Të shmanget ndikimi politik në drejtësinë shqiptare
Përfaqësuesit e KLD shprehen gatishmërinë e të gjithë trupës së gjyqtarëve për të kryer sa me shpejt procesin e reformimit të sistemit gjyqësor por, duke mbajtur parasysh parimet themelore të shtetit te së drejtës, një prej të cilëve është edhe pavarësia dhe mosndërhyrja e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në funksionimin dhe administrimin e drejtësisë.
Gjyqtarët shqiptarë patën takime me përfaqësuesit me të lartë të gjyqësorit në vendet e bashkimit europian si; kryetari i gjykatës së Kasacionit në Francë, Berttrand Louvel, Lordin John Thomas, Chief Justice i Anglisë dhe Uellsit, etj…, të cilët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me klimën e presionit që shpesh herë pushteti ekzekutiv dhe legjislativ ushtron mbi pushtetin gjyqësor.

