Demiraj shkarkon drejtorin e policisë në Vaun e Dejës
Aktualitet E Martë, 25 Maj 2021 20:33
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë në Vaun e Dejës, që kërcënoi reporteri e PD-së dhe shoferin e tij ditën e sotme.
Mësohet se rasti është denoncuar tek ministri i ri i Brendshëm, Dritan Demiraj, dhe ai ka marrë menjëherë masë, duke e shkarkuar atë nga detyra.
Ky është incidenti më i rëndë i ndodhur deri më tani, ku i përfshirë është një zyrtar policie.

