Demokratët në SHBA do kërkojnë shkarkimin e Trump para ditës së hënë
Mediat amerikane shkruajnë se demokratët e dhomës së përfaqësuesve po bëjnë gati procedurat për të kërkuar shkarkimin e Presidentit Donald Trump. CNN shkruan ata po bëjnë të gjitha përpjekjet që ta dorëzojnë kërkesën në Senat përpara të hënës.
Të njëjtat burime thanë se me paraqitjen e kërkesës mund të ketë një votim në Dhomën e Përfaqësuesve në mes të javës së ardhshme. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi nuk ka thënë shprehimisht se kur kjo çështje do të zyrtarizohet edhe pse ka qenë më e angazhuara në këtë nismë.
Trump ka më pak se 2 javë në detyrë pasi në 20 janar ai duhet të dorëzojë pushtetin, por nisma e demokratëve shihet më shumë si gjest për të treguar se askush nuk mund të nxisë dhunë. Kjo do të ishte hera e dytë që Dhoma e Përfaqësuesve diskuton një shkarkim të Presidentit Trump.
Në Dhjetor 2019, Dhoma e Përfaqësuesve e fajësoi Trump për akuzat e abuzimit të pushtetit dhe pengimit të Kongresit, por senati i kontrolluar nga republikanët i hodhi poshtë të dyja akuzat në shkurtin e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

