Dëmshpërblim pas vrasjes, familjarët kërkojnë…

Të afërmit e Liljana Rukaj, gruaja e vrarë mizorisht nga bashkëshorti i saj, kërkojnë të dëmshpërblehen nga vrasësi për humbjen që ju ka shkaktuar atyre nga ky krim.

Vëllai i të ndjerës, u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda sipas një padie civile të depozituar nga avokatët e tij dhe që i bashkangjitet procesit penal kundër të akuzuarit Ferdinant Rukaj. I vendosur të marrë drejtësi nga gjyqësori, Robert Zhezha nuk mundi ta shikojë dot përballë njeriun që i vrau të motrën, pasi ai mungoi në seancën e parë.

“Që në momentin që kemi paraqitur padinë civile në procesin penal, ne kemi bërë një përllogaritje të dëmit që u është shkaktuar dy fëmijëve të mitur dhe trashëgimtarëve të të ndjerës. Kjo është edhe në varësi të gjykatës për të caktuar ekspertë për ta rivlerësuar këtë dëm. Dëmi që kemi vlerësuar ne është 5 milionë e 930 mijë lekë”, thotë Iris Aliaj, avokate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liljana Rukaj, për të cilën Gjykata e Fierit kishte vendosur urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, u hodh prej tij nga dritarja e apartamentit ku jetonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti ishte kthyer pak javë para krimit nga Gjermania, ku dhe kishin kërkuar azil, ndërkohë që herët mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për shkak se Ferdinant Rukaj refuzonte të punonte dhe pas zënkës, ai e hodhi gruan nga dritarja e banjos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?