Dënohet 25-vjeçari shqiptar në Angli, dëshmia: Doja para për kurimin e babait

Policia londineze ka vënë në pranga një shqiptar me diplomë inxhinierie pasi i është gjetur dhe sekuestruar 4 kg kokainë e pastër.

Burime nga mediat vendase bëjnë me dije se në pranga ka rënë 25-vjeçari Elton Muja, i cili ka deklaruar para gjykatës së Luton sot se ai kishte ardhur në Angli për të fituar para në mënyrë që të paguante për kurimin e babait në një spital në Tiranë.

Ai punonte në një lavazho kur ra dakord të futej në rrjetin e drogës, shkruan bedfordshire-neës.uk. Prokurori Kevin Ëest risolli edhe njëherë në vëmendje arrestimin e të riut shqiptar më 4 prill të këtij viti në Luton, kur policët e panë teksa futej në një taksi me një çantë në dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u ndalua në Marston Gardens dhe u arrestua. Muja u deklarua fajtor për posedim të drogës të klasit A (cilësia më e mirë) me qëllim furnizimin e tregut vendas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati mbrojtës Adrian Eissa, tha se Muja ishte një njeri i arsimuar që kishte ardhur në Britani të Madhe për të fituar para për të kuruar babain e tij, i cili ishte në gjendje të rëndë nga një sëmundje në mushkëri.
Gjykatësi Philip Bartle i tha
atij: “Ti e ke bërë me qëllime përfitimi financiar”. Ai u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, ndërsa 1280 sterlinat e gjetura i janë konfiskuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?