Deputet në listën e PD? Mediu: Po merremi vesh duke mos u marrë vesh
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në “Tonigt Ilva Tare” në Ora News thotë se shpresonte që të arrinte një marrëveshje me kryetarin e PD-së për zgjedhjet.
Pjesë nga diskutimet:
Tare: Të jesh në listën e PD-së?
Mediu: Për të maksimalizuar votat, e mira do të ishte të ishim në një sigël. Pjesëmarrja pastaj është çështje debati.
Po merremi vesh duke mos u marrë vesh.
Tare: Ka shanse që të merreni vesh deri në fund?
Mediu: Uroj që të gjejmë arsyet për t’u marrë vesh. Përderisa u mor vesh Basha me Ramën nuk ka arsye për t’u mos u marrë vesh ne me Bashën.
Tare: Ndahen pak aleatët të përdorur nga Partia Demokratike?
Mediu: Nuk besoj! Të paktën zt.Basha në takimin që bëri me të gjithë partitë opozitare është treguar luajal për t’u dhënë shanse të gjithëve për të qenë pjesë e garës.
Çështja është se kush janë parametrat objektivë. Parlamenti nuk është me 2 mijë, por me 120 deputetë dhe duhet të jemi racional për t’u bërë ajo që është më e mira.
Negociatat, Mediu: Lu tha se po më nxirrni pa më dhënë gjysmë gote ujë
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zbuluar disa detaje “pikante” gjatë negociatave midisi kreut të PD-së Basha dhe ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.
Mediu: Ambasadori Lu është një negociator shumë i mirë. I jashtëzakonshëm. Elementët e presionit kanë qenë brenda. Ambasadori Lu i përdori të gjithë elementët e presionit deri tek një qëndrim i hapur i Departamentit Amerikan të Shtetit kundër opozitës nëse nuk do të pranonte propozimin e Ramës në qoftë se ne nuk do të pranonim.
Ne kishim marrë një garanci. Roli ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka një shprehje të fundit të ambasadorit Lu, po e nxjerr. I kërkoj ndjesë. Ore na tha: Po më nxirrni pa më dhënë gjysmë gote ujë. Zt.Basha i tha se të kemi dhënë një lumë të tërë. Të kemi dhënë mbështetje totale për paketën e propozuar.
Tare: Ishte një marrëveshje nën presion?
Mediu: Ishte në bindje të plotë për të bërë atë që ishte më e mira për vendin. Unë nuk jam naiv të besoj se zgjedhjet do të jenë plotësisht të lira.
Mediu: Si u arrit marrëveshja politike, telefonata me Metën, refuzimi i Idrizit…
Fatmir Mediu sqaroi të gjitha hapat e ndjekura për tryezën politike të 17 majit që çoi më pas në marrëveshjen midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së Basha.
Pjesë nga deklarata:
Mediu: Ka pasur disa zhvillime përpara se të bëhet marrëveshja. Zhvillimi i parë është propozimi i Yee. Pasi e pranuam atë propozim, u kërkua një propozim. Kemi pasur një debat intensiv me ambasadorin Lu për dy orë e ca për të parë elementë të marrëveshjes. Ne i kemi kërkuar që të miratohej marrëveshja.
Ia kemi bërë të qartë se pranojmë marrëveshjen. Pas kësaj, ka pasur reagim negativ nga ana e kryeministrit. Në prirjen për të gjetur një rrugë zgjidhje. Ka qenë një iniciativë e imja.
Kam marrë zt.Basha dhe zt.Meta. E kam marrë në telefon zt.Meta dhe i kam thënë a është e nevojshme të organizojmë një tryezë pozitive. Zt.Meta është treguar i gatshëm. Zt.Meta tha se besoj që LSI-ja do të jetë prezente. Pas kësaj kam kërkuar që ky takim të organizohej nga Partia Republikane dhe PDIU-ja. Zt.Idrizi nuk u bë pjesë për arsyet e veta. Pas kësaj, kam kontaktuar me zt.Duka dhe e kemi thirrur të dy.
U është nisur ftesa të gjitha partive politike. Zt.Duka ka pasur kontakt me zt.Rama dhe nga ai refuzim duket se nuk do të ishte pjesëmarrës në tryezë. I kam nisur email. Një përfaqësues i PR-së ka tentuar të kontaktojë me shefin e Kabinetit. Nuk e prisnim zt.Rama.
Ka ardhur në momentin e fundit dhe pastaj ka kërkuar një takim me zt.Basha. Të gjithë i kemi dhënë miratimin. Përpara se të takohej me zt.Basha, Rama ka takuar Vasilin dhe Idrizin. Unë e kam takuar zt.Basha rreth orës 2 të mëngjesit dhe më tha se është një çështje konfidenciale.

