Deputeti i PS, Bushati: Optimist për marrëveshje. “Çadërzimi”, synim elektoral

Deputeti i PS, Ervin Bushati u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje mes palëve për zgjidhjen e ngërçit politik. Në studion e lajmeve të Ora News ai tha se opozita do të largohet nga kjo marrëzi që i lë votuesit e saj pa një alternativë.

Bushati: Shpresojmë që të kemi një marrëveshje. Unë jam optimist që mendoj që opozita do t’i largohet marrëzisë, nuk do vetëasgjesohet, nuk do lerë qytetarët e saj pa një alternativë në zgjedhje dhe nuk do të luajë roline një djali plan prishës që shkatërron familjen apo që e çon Shqipërinë drejt një destabilizmi që nuk e meriton.

Deputeti socialist tha gjithashtu se synimi i çadrës ka qenë elektoral, pasi Basha tha ai gjatë kësaj kohë ka bërë fushatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bushati: Leksiku i opozitës përveçse ka qenë elektoral, pra ata kanë qenë ndjeshëm në fushatë elektorale, Basha vazhdon teston teza elektorale, flet me grupe të caktuara, tregon çfarë do të bëjë për fermerët, për studentët. Pra ka hyrë në fushatë elektorale dhe çadërzimi i gjithë situatës politike ka qenë me synim elektoral. Çdo parti politike ka synim elektoral, synim elektoral është edhe të marrësh pushtetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?