Dëshironi të studioni në Rusi? Ambasada çel aplikimet për bursa falas

Ambasada ruse në Tiranë çel aplikimet për bursa falas dhe për këtë arsye ajo i bën thirrje të gjithë maturantëve të interesuar që të nisin aplikimet për të përfituar, duke kujtuar se afati i fundit i aplikimit është data 15 janar i vitit të ardhshëm.

Njoftimi i Ambasadës së Rusisë

Të dashur maturantë dhe studentë shqiptarë! Dëshironi të studioni në Rusi?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për fillimin e aplikimeve për përfitimin falas të bursave studimi për në universitetet më të mira ruse për vitin mësimor 2019-2020. Afati i fundit i aplikimit është data 15 janar 2019. Opsionet e mundshme janë studimet bachelor, master, doktoraturë, si edhe programe të tjera. Për listën e specializimeve, procedurën e aplikimit dhe informacione të tjera ju lutemi ta vizitoni linkun më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

https://goo.gl/XRqSxj

Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë realizohet në kuadër të programit të përvitshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar “Rossotrudniçestvo”.

Mos e humbisni këtë shans të bashkoheni me dhjetëra studentë shqiptarë që tashmë e kanë zgjedhur Rusinë si vendin ku ofrohet arsimi shumë cilësor dhe me standarde të larta!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?