Detaje/ I vunë tritol në “Smart”-in e parkuar poshtë pallatit, zbulohet konflikti i shitëses nga Tirana
Zbulohen të tjera detaje për pronaren e “Smartit” që iu vu tritol mbrëmjen e djeshme pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.
Bën me dije se makina tip “Smart” të cilit iu vu tritol e shpërtheu shumë pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme është në pronësi të Bruna Aliajt një 50-vjeçare nga Tirana me profesion shitëse.
Mësohet se kjo e fundit e kishte parkuar makinën e saj si çdo herë tjetër poshtë pallatit ku jetonte e vetme, pasi prej kohësh ishte e divorcuar.
Ajo është nënë e një djali i cili jeton në Angli, ndërsa e pyetur në polici ka rrëfyer se nuk ka konflikte me njeri, përveç atyre që ka pasur kohë më parë më bashkëshortin, gjë që i çoi edhe drejt divorcit.
Mësohet se sasia e tritolit që shpërtheu mbrëmë ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës tip Smart, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Njoftohemi se në zonën e njohur si “nëntë katëshet”, ka ndodhur një shpërthim , ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip “Smart” në pronësi të shtetases B.A . Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasi e vogël lënde eksploziv. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje.
/BW

