Detaje/ Operacioni i antidrogës në Berat-Skrapar, policia: U kapën 2 ton kanabis
Të tjera detaje dalin në dritë nga operacioni që u zhvillua ditën e sotme në Berat dhe Skrapar, ku u sekuestruan afro 2 ton drogë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se në banesën e parë u gjet një kamionçinë e ngarkuar plot me thasë me lëndë narkotike, ndërsa në të dytën u sekuestruan 50 thasë me lëndë narkotike.
Sakaq, të njëjtën burime pohuan se në banesën e tretë u gjetën dhe sekuestruan rreth 15 kg lëndë narkotike.
Policia bëri të ditur ndër të tjera se në rrugën nacionale Skrapar-Bogovë u gjetën rreth 133 thasë me lende narkotike.
Ndërkaq, 6 persona janë shoqëruar në polici si të lidhur me lëndën narkotike, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

