Detaje/ Policia zbardh atentatin e dështuar në Elbasan, kujt iu vendos 300 gram tritol poshtë makinës
Policia jep e Elbasanit jep versionin zyrtar për ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në qytet. Sipas policisë në Lagjen “Luigj Gurakuqi”, në Bulevardin kryesor në kryqëzimin “Kristoforidhi”, është marrë informacion se në tokë poshtë një automjeti që ishte i parkuar ndodhej një pako e zezë e dyshuar me lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat kanë evakuuar personat përreth duke vendosur perimetrin e sigurisë.
Në vendngjarje mbërritën forcat antieksploziv të Reneas, ku pas veprimeve të para rezultoi se brenda pakos kishte lëndë eksplozive.
Specialistët antieksploziv të Reneas më pas bënë çaktivizimin e lëndës plasëse.
Nga këqyrja paraprake rezultoi se brenda pakos kishte rreth 300 gramë lëndë eksplozive si dhe një aparat celular.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për të përcaktuar nëse lënda eksplozive ishte vendosur me qëllim shpërthimin e automjetit në pronësi të shtetasit F.V që ndodhej i parkuar, apo ka pasur destinacion tjetër.

Forca të shumta të uniformave blu kanë ngritur një perimetër sigurie zonë.






