Detaje/ Shqiptari në Athinë u ekzekutua nga bashkëkombësit, vrasjen e porositi ish- e dashura

GREQI– Detaje të reja dalin në dritë lidhur me vrasjen e 24-vjecarit shqiptar në një lagje të Athinës në Greqi mbrëmjen e 28 majit të këtij viti. Viktima u gjet nga kalimtarët në lagjen ‘Kypseli’ në kryqëzimin e rrugëve “Ipolitu” me “Patision”, raporton media greke neës247.gr.

Sipas hetimeve ekzekutorët janë shtetas shqiptarë, 19, 20, 23 vjeç, ndërsa urdhëruesja e vrasjes, një femër 24 vjeçare, ish e dashura e viktimës. Të pyetur nga hetuesit, katër të arrestuarit deklaruan se ishin implikuar në vrasjen e 24 vjeçarit pas kërkesës së bërë prej 24 vjeçares, e cila tashmë është arrestuar.

Sipas deklarimeve, vajza kishte kërkuar nga të afërmit e saj ta ndihmonin për të shpëtuar prej shqiptarit me të cilin kishte prej kohësh një lidhje intime. Ajo kishte ankesa se i dashuri e dhunonte. E gjendur nën presionin gjithmonë në rritje të ish të dashurit të saj, ajo kërkoi prej të afërmve të saj, që ta largonin, duke ushtruar dhunë fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi e vuri në grackë viktimën, ajo la takim me të në një zonë, ku viktima nuk do të kishte shumë mundësi shpëtimi. Fillimisht 4 të arrestuarit e kërcënuan dhe më vonë palët u përballën në një sherr banal, i cili degjeneroi në akte dhune verbale, mes viktimës dhe dhunuesve, tashmë të arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari u gjet me plagë në trup të shkaktuara nga mjete të mprehta, por ka ndërruar jetë në ambulancë pa pasur mundësi të transportohet në spital.

Policia greke ka njoftuar familjen e 24-vjecarit që ndodhet në Shqipëri. Të arrestuarit akuzohen për vrasje me paramendim./BW

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?