Dhunimi i fëmijëve të mitur në kopshte, një fenomen shqetësues
Aktualitet E Mërkurë, 26 Maj 2021 08:40
Dhuna ndaj fëmijëve në kopshte dhe jetimore është kthyer në fenomen. Në dy vitet e funfit numërohen disa raste kur fëmijët janë rrahur barbarisht nga edukatoret apo kujdestaret e kopshteve dhe jetimoreve.
Dhuna ndaj fëmijëve në kopshte apo jetimore është kthyer në fenomen. Në qershor të 2016-s, një fëmijë 3 vjeç u dhunua barbarisht nga administratorja e kopshtit Anjeza Shabani. Ishin prindërit ata që vunë re shenjat e dhunës në trupin e femijës së tyre të mitur. Babai i fëmijës i vendosi një kamera sigurie në çantë fëmijës së tij për të filmuar çdo gjë që ndodhte në kopshtin privat në mënyrë që të kuptonte se çfarë ndodhte me fëmijën e tij gjatë orëve të qëndrimit në kopshtin privat.
Ajo që u filmua ishte e dhimbshme. Edhe pse fëmija qante me zë të lartë, administratorja Anjeza Shabani nuk pushonte së ulëritur dhe qëlluari të miturin. Ajo u arrestua nga policia dhe u dënua me 3 vjet burg. Po një vit më parë, në Shkodër një tjetër skandal i këtyre përmasave u bë publik.
Ne Shtëpinë e Fëmijëve në Shkodër u dhunuan fizikisht dhe seksualisht te mitur te moshave 6 deri ne 14 vjeç.
Prokuroria urdhëroi arrestimin e ish-drejtoreshës së Jetimores Shkodër, Albana Llazani dhe të katër punonjëseve të kësaj qendre, pas zbulimit të abuzimeve seksuale dhe fizike me jetimët e mitur.
Ne 1 prill te 2016 Emisioni investigativ “Stop” në TV Klan denoncoi një rast të rëndë abuzimi në Shtëpinë e Fëmijës, në qytetin e Durrësit.
Edukatorja e këtij institucioni ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije të moshës 3 vjeç e gjysmë. Në pamjet e transmetuara ne media duken shenjat e dhunës në fytyrën e fëmijës të shkaktuara nga edukatorja përgjegjëse për kujdestarinë.

