Dhunohet nga 2 persona një mjek në spitalin e Durrës

Një ngjarje e rënde ka ndodhur përpara pak minutash në spitalin e Durrësit, ku një mjek roje i këtij spitali është dhunuar.

Mësohet se mjeku është dhunuar nga dy persona ku sipas burimeve të Fax Web ata kanë dërguar për mjekim një familjare të tyre.

Sipas të dhënave, personat shoqërues të pacientes kanë qenë në gjendje të dehur

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se fillimisht ata janë konfliktuar me njëri tjetrin e më pas me mjekun ku njëri prej tyre e ka  qëlluar me një tullë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?