Dhunoi dy fëmijët në kopshtin privat në Tiranë, zbardhet dëshmia e edukatores: Ja çfarë ndodhi

Denida Rexhepi

Edukatorja e një kopshti privat në Tiranë, Denida Rexhepi e arrestuar për ushtrim dhune ndaj fëmijëve gjatë ushtrimit të detyrës së saj, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndonëse Gjykata e Tiranës e la në qeli 30-vjeçaren, të paktën deri në një vendim të dytë gjyqësor, zbardhet edhe dëshmia e saj e shkurtër nga kafazi i xhamtë i sallës së gjyqit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rexhepi ka mohuar kategorikisht dyshimet e Prokurorisë, duke pohuar se nuk kishte dhunuar të miturit që kishte në përkujdesje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk është e vërtetë. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj asnjërit prej fëmijëve në kopsht”, ka pohuar ajo.

Pasi është njohur me pretendimet e palëve, gjyqtari Altin Shkurti vendosi lënin e saj në paraburgim deri në hetimin e plotë të rastit.

Ngjarja u denoncua nga prindërit e dy fëmijëve që thanë në polici e më pas në prokurori se kishin parë ndryshimin e sjelljes së të miturve dhe shenja dhune te fëmijët. Policia sekuestroi kamerat nga të cilat rezultoi se edukatorja kishte dhunuar dy të miturit. Pas këtij rasti edhe prindër të tjerë shkuan në polici dhe deklaruan se kishin pasur dyshime për dhunë ndaj fëmijëve të tyre por kishin zgjedhur t’i hiqnin nga kopshti privat.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?