Dhunoi fizikisht bashkëshorten, pranga 41-vjeçarit në Bulqizë

Një 41-vjeçar është arrestuar në qytetin e Bulqizës pas dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. “Arrestimi i tij u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja D.M, 41 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Ismail M.), se për motive të dobëta, në banesën e tyre ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Ushtron dhunë  psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes. Arrestohet nga Policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Ismail M, 41 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja D.M, 41 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Ismail M.), se për motive të dobëta, në banesën e tyre ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a paragrafi 3 , i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?