Dhunonte gruan në sy të dy fëmijëve, arrestohet shqiptari

Një dramë familjare ka ndodhur një natë më parë në një familje emigrantësh shqiptarë.

Policia italiane e qytetit të Sienas ka arrestuar me akuzën e kërcënimit të rëndë e dhunës në familje, shtetasin shqiptar Y.A 35 vjeç, baba i dy fëmijëve.

Ka qënë vajza e tij 10 vjeçare e cila ka lajmëruar policinë duke kërkuar ndihmë pasi babai po dhunonte nënën e saj duke e kërcënuar me thikë. Kjo dramë familjare ndodhi para syve të dy fëmijëve të tyre të moshës 10 e 2 vjec.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motivi i kësaj dhune ka qënë kërkesa e bashkëshortes së tij 34 vjeçe për t’u divorcuar. Ajo është dhunuar rëndë në trup duke u kërcënuar për vdekje me një thikë kuzhine e cila i ka shkaktuar një të çarë të lehtë në fyt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familja shqiptare banonte në komunën San Gemignano në provincën e Sienas dhe ishte e integruar mjaft në jetën sociale të qytezës. Shqiptari Y.A punonte si murator , ndërsa bashkëshortja e tij është e punësuar si shitëse.

Për shtetasin shqiptar është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg e aktualisht ndodhet në burgu e Sienas në dispozicion të Prokurorisë italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?