“Dhurata për Pavarësinë” – Dyfishohet taksa në Rrugën e Kombit

Behgjet Pacolli i ftuar në studion e lajmeve të Ora News u shpreh pro taksës së vendosur nga qeveria shqiptare për Rrugën e Kombit. Numri dy u qeverisë së Kosovës tha se vendosja e taksës nuk është tragjike. Madje ai tha se këtë gjë shumë shpejt do ta aplikojë edhe vendi i tij.

“Personalisht nuk e shikoj shumë tragjike vënien e taksës, për arsye se flitet për një objekt jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe mirëmbajtja e asaj rruge kushton. Njerëzit që kalojnë njëherë dy, nuk mund ta kuptojnë se mirëmbajtja e një autostrade kushton shumë para. Nuk e di nga ana shqiptare në mund t’i mbulojë shpenzimet që do t’i këtë në mirëmbajtjen e kësaj autostrade me atë taksë. Edhe pse taksa në anën tjetër duket e lartë. Unë do të doja që të ketë sa më shumë frekuencë dhe sa më shumë të rritet frekuenca ulet taksa, nga 5 do të ulet në 3 euro. Ajo do të ishte mirë për secilin, por nuk ka të drejtë të hidhërohet që ka një taksë sot. Sot të ecësh në rrugët e Kosovës nuk kushton asgjë, por jam i bindur se edhe Kosova do të aplikojë një taksë. Taksat aplikohen në të gjithë botën”– tha Pacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?