Dibër/E rëndë, vëllai gjen motrën 25-vjeçare të varur në kasollen e bagëtive

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku vëllai ka gjetur të pajetë mortën në kasolle. 25 vjeçarja i ka dhënë fund jetës në një mënyrë tragjike, duke varur veten me litar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku familjarët kanë gjetur pa shenja jetë S.N, 25 vjeçe, nga fshati Katund i Ri, në Dibër.

Policia konfirmon se vajza është vetëvarur. “Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar”, njofton policia.

Gjithashtu në trupin e viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi i pajetë i saj është gjetur nga i vëllai.  Paraprakisht dyshohet se akti i rëndë është kryer nga S.N., në kushte depresioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?