Diell apo shi gjatë fundjavës? Ja si parashikohet moti për ditët në vazhdim
Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë verilindore do të ndikoje mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë.
Herë pas here do të ketë vranësira kalimtare nëpër të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore.
Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferik të na shoqërojnë, pasdite dhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga -4 °C në zonat malore deri në 17°C në zonat bregdetare.
Era do fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.