Disa persona sulmojnë me thikë 32-vjeçarin në Tiranë, arrestohet njëri prej tyre

Disa persona kanë sulmuar me thikë një 32-vjeçar në Tiranë. Sipas policisë, ditën e djeshme në rrugën e “Dibrës” disa persona kanë dëmtuar me mjete prerëse shtetasin F.M., 32 vjeç.

Mësohet se policia ka arritur të vërë në pranga vetëm një prej personave të përfshirë në ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin shtetasi M. (M). M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin F. M., 32 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?