Dita e Flamurit, koncert në Lezhë (FOTO)
106 vite më parë, më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë. Ismail Qemali, bashkë me patriotë të tjerë dhe atdhedashës zgjodhën këtë datë për të ngritur flamurin dhe për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Edhe pse vëmendja është në Vlorë e në Tiranë, organizime zyrtare janë mbajtur në të gjithë Shqipërinë.
Shkolla e Muzikës në Lezhë, me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizoi një koncert me profesorë të shquar të veglave muzikore.
Talentët e Lezhës, përmes muzikës vendase, dhuruan emocione të forta tek të pranishmit. Ky recital tregoi edhe një herë potencialin që ka kjo zonë ndaj muzikës dhe ruajtjes së vlerave Kombëtare.

