Divjakë, FA-të aksion për pastrimin e bregdetit

Në kuadër të sezonit veror, Forcat e Armatosura kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazhit të Divjakës dhe më shumë se 60 km vijë bregdetare.

FA larguan dhjetra ton mbetje dhe pastruan qindra metra katorë nga hapësira e plazhit duke e bërë më tërheqës për pushuesit. Përveç vijës bregdetare, prej 28 ditësh ata larguan edhe disa ton mbetje në territorin e parkut Divjakë-Karavasta.

“Jemi angazhuar në këto dy muajt e fundit me rreth 2500 efektivë të FA-ve në të gjithë Shqipërinë. FA i hapën rrugë projektit të bashkisë Fier për përmirësimin e infrastrukturës, janë pastruar rreth 14 mijë m³ inerte të ardhura nga prishja e ndërtesave buzë lumit Gjanicë. Djemtë tanë në uniformë janë angazhuar jo vetëm për sigurinë e jetës së komunitetit, por edhe duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që ne kemi duke filluar nga kërkim – shpëtimi, tek helikopterët tanë për evakuim ajror për të gjithë ata që mund të kenë nevoja shëndetësore”,-tha ministrja e Mbrojtjes, olta Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

FA ndërtuan edhe një urë në njësinë administrative Allkaj të bashkisë së Lushnjes. Ura e re pranë fshatit Zhelizhan ka një peshëmbajtje prej rreth 30 ton dhe zëvendëson një urë të ndërtuar me mjete rrethanore, mbi të cilën ishte e pamundur lëvizja e mjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Ndihmojmë jo vetëm 1100 banorët e njësisë administrative, por të ndihmojmë veçanërisht 200 familjet që kanë investuar jetën në këtë zonë, pasi jetojnë me të ardhurat nga produktet e mbjella në vreshtat, serat apo fushat këtu”,-tha Xhaçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?