Do ngarkohej me drogë, ja ku u gjet e braktisur një gomone

Një gomone me gjatë rreth 10 metra është bllokuar dhe sekuestruar nga policia e Vlorës.

Mjeti u gjet në një magazinë në lagjen “24 Maji” në pronësi të 30 vjeçarit me iniciale G.M. Policia e Vlorës thotë së dyshohet se gomonia do përdorej për trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Storm One” (Stuhia e parë) ka bërë të mundur sekuestrimin e gomones e modifikuar për të transportuar sasi të mëdha kanabisi si dhe për të përballuar dallgë detare deri në 8 ballë, sipas ekspertëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forca të shumta policore të Delta Force, Policisë Kufitare dhe Drejtorisë së Qarkut po kontrollojnë zonën ku gjet gomonia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi ku u sekuestrua gomonia

Gomonia e sekuestruar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?