Do të ketë borë nesër në Tiranë? Flet sinoptikania

Në një lidhje telefonike për ‘News24’, sinoptikania Adiola Bani ka thënë se ditën e nesërme pjesa më e madhe e territorit do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës. Bani tha se duke nisur nga sot pasdite do ketë reshje bore në zonat veriore dhe në jug.

Sa i përket kryeqytetit, sinoptikania u shpreh se nuk do ketë reshje bore, ndërsa duke nisur nga e hëna pasdite do ketë një rritje graduale të temperaturave.

“Në fakt duke filluar nga dita e sotme kemi pasur reshje më shumë të fokusuara në zonat malore dhe në jug. Reshjet do jenë edhe ditën e nesërme në pjesën më të madhe të vendit. Në Tiranë nuk do i shijojmë reshjet e dëborës fatkeqësisht. Temperaturat e ulëta pritet të vijojnë deri të hënën. Nga e hëna në mesditë do kemi një rritje graduale të temperaturave dhe muaji shkurt do të mbyllet i tillë. Muaji mars pritet të jetë i ngrohtë”- tha sinoptikania.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?