“Do të vras”, burri kërcënon nga burgu bashkëshorten 16 vite më të re
Telashet për një 37-vjeçare nga Tirana siç duket nuk paskan pasur të sosur. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasi L.D, 53 vjeç, edhe pse në burg, ka siguruar një telefon dhe me të ka kërcënuar bashkëshorten e tij, shtetasen me inicialet L.H, 37 vjeç.
Ka qenë kjo e fundit që ka kallëzuar në polici burrin e saj, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 28.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 53, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg“ në IEVP Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur për vrasje bashkëshorten L.H vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal

