‘Do të vras’, kërcënohet me jetë mjeku te spitali ‘Nënë Tereza’
Aktualitet E Martë, 25 Maj 2021 22:38
Një mjek ka denoncuar në polici një kërcënim me vdekje për të cilin thotë se i është bërë në vendin e punës.
Burime nga policia e Tiranës, bëjnë me dije se mjeku i spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet është paraqitur në polici duke denoncuar se I.D. se e ka kërcënuar me jetë me fjalë në ambientet e spitalit para dy ditësh. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për I.D. për veprën penale: Kanosja për shkak të detyrës.

