‘Do vras veten’, panik para Agjencisë së Kthimit të Pronave

Pengesat ligjore me pronat, ka çuar që një 63-vjeçar të kryejë një akt dramatik ditën e djeshme para Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, kur Caush I. kërcënonte se do vriste veten me një thikë nëse nuk i kthehen pronat, para institucionit në rrugën  “Muhamet Gjollesha”.

Ai ka krijuar një situatë paniku, që përfundoi me vendosjen në vendngjarje të efektivëve të policisë, të cilët shoqëruan 63-vjeçarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Caush I., me banim në Tiranë është vënë nën hetim me akuzën se ka prishur qetësinë publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?