Dosja “Hajdari”, Izet Haxhiaj ankimon vendimin e Gjykatës për dënimin me 25 vite burgim

Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhiaj ka ankimuar sot vendimin e Gjykatës që e dënon me 25 vite burg për vrasjen e Hajdarit. Pas rivendosjes në afat të dosjes “Hajdari”, ai ka kërkuar rishikim të vendimit.

Ankimimi u depozitua nga avokati Bashkim Nikolla.

Kujtojmë se Izet haxhiaj ka kërkuar ballafaqim me ish-kryeministrin Sali Berisha për dosjen “Hajdari”. Po kështu ai kërkon edhe dëshminë e ish-kryeministrit Fatos Nano, si dhe tabultatet telefonike të personave që paraqesin interes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Izet Haxhiaj është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai këtë gjë nuk e ka pranuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?