Rama: Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar transparencë të plotë në lidhje me spiunin I.M, për të cilin dyshohet se bëhet fjalë për ish presidentin Ilir Meta.

Sipas Ramës, Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë.

‘Për të mundësuar transparencën lidhur me një çështje që ka peshën dhe meritën e vetë. Nuk mund të lihet pa u bërë transparente. Është çështja e një shtetasi I.M., spiun i sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish-Presidenti. Kjo tregon një adresim. Në ligj thuhet se kush është kontrolluar nga ish-komisioni Bezhani, nuk mund të rikontrollohet. Mund të jetë vendosur me qëllim- u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?