Dosjet e pronave të 1995-ës, edhe 6 muaj afat për t’u plotësuar mangësitë

Edhe pse kanë pritur që nga viti 1995 për kompensimin e pronës, 2600 pretendentë pas hyrjes në fuqi të ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronës nuk do të përfitojnë nga fondi i këtij viti, pasi dokumentet e tyre nuk janë të rregullta, ose kanë mungesa.

Pas vlerësimit që ka bërë Agjencia e Trajtimit të Pronave, për secilin prej tyre është specifikuar dhe mangësia në dosje, por kjo mund të korrigjohet, pasi këtyre pronarëve u është lënë një periudhë 6 mujore për të bërë plotësimin e nevojshëm, e më pas të dalë llogaritja për kompensimin.

“Subjektet e interesuara që evidentojnë të meta apo pasaktësi në këtë regjistër mund të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimit, brenda një afati prej 6 muajsh”, thekson ATP-ja, ndërsa data e fundit e këtij afati i fundit është caktuar pikërisht data 9 nëntor 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 6820 kërkesa të depozituara 22 vjet më parë, rreth 730 vendime janë ezauruar, ndërsa të tjerat ndahen mes atyre që kanë gjithçka në rregull dhe janë gati për kompensimin dhe të tjerëve, që nuk mund të përfitojnë asgjë nëse nuk dërgojnë dokumente shtesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me ligjin e ri, Agjencia do të bëjë kompensimin sipas rendit kronologjik të vendimeve nga më i hershmi, deri te ai i fundit, dhe një situatë e ngjashme, sipas Agjencisë pritet të dalë edhe për vendimet pas vitit 1995.

Konkretisht, në 2600 dosjet për kërkesa kompensimi të tokave e trojeve në të gjithë vendin, është hartuar dhe lista përkatëse e mangësive. “Shekulli” sjell emrat e pronarëve, për të cilët janë gjetur mangësi në dosjet e pronave që ata pretendojnë, ndërsa emrat janë nga i gjithë vendi.

ATP brenda një afati prej 14 muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit nr.133/ 2015 ka arritur të realizojë vlerësimin e 41.4 % të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit. Afati i përcaktuar në ligj për përfundimin e vlerësimit financiar të të gjithë vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit është 3 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit./Shekulli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?