Drama e 40 vjeçares: Burri më trajtonte si prostitutë, tentoi të më trafikonte

40-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të sëmurë ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, historinë e vështirë të bashkëjetesës së saj me ish-bashkëhsortin Fatmir Murrizi.

Bukurie Murrizi, tregon se prej 16 vitesh që ka qenë e martuar me Fatmirin, ajo është bërë shpesh pre e dhunës dhe madje bashkëshorti ka tentuar ta përdorë edhe si prostitutë.

“Më mori sikur isha prostitutë, jo si grua. Ne na lidhën familjarët. Vëllezërit e mi nuk e donin, por unë vendosa vetë. Ai donte një grua që t’i gatuante e të kujdesej. Përpara se të martohesha  me të, u njohëm pak kohë, dhe vëllai ma përsëriste mos m’u anko më vonë se ky njeri nuk është për familje. Për 6 muaj ai më mori. Edhe në 6 muajt e parë, nëna e tij më tha, ky djalë nuk është për ty. Ai më çonte te familja e tij, dhe më mbyllte me çelës në shtëpi. Ai merrte lekët e nënës së vet dhe i luante bixhoz. Njerëzit fillonin të trokisnin në derë sepse ai kishte borxhe, luante kazino dhe blinte lëndë narkotike. Më pas mbeta shtatzënë dhe linda Xhoin”,- u shpreh nëna e dy fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, ki kishte frikë ta linte, “edhe pse unë kam tentuar të ndahem me të dhe kur isha pa fëmijë”, tregon Bukuria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo rrëfen edhe se si ai tentoi që ta përdorte prostitutë, ku ish-bashkëshorti i thoshte edhe të dilte në rrugë.

“Ma tha troç, shko dil prostitutë, se unë dua lekët. Donte të më detyronte duke më rrahur, por unë rezistova falë familjes, të cilët më ndihmuan. Edhe nëna e tij ma thoshte, ai nuk të do për grua, por do që të dalësh në rrugë. Edhe vetë nuk e kam kuptuar si kam qëndruar kaq shumë me atë njeri”,- theksoi Bukuria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?