Drejt rënies shifrat e viktimave dhe të të infektuarve në Itali. Ja të dhënat e 24 orëve të fundit

Shënohet një rënie e ndjeshme e shifrave sa i përket infektimeve të reja me koronavirus në Itali, raporton Ansa.

Shkon në 94.067 numri i të prekurve, ku vetëm 24 orët e fundit u testuan pozitiv 880 persona, që është më pak se shifrat e të hënës kur ishin 1.941 raste.

Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile janë shtruar 3,792 pacientë në repartet e kujdesit intensiv, 106 më pak se dje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga këto, 1,305 janë në Lombardi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 94.067 pacientë në total, 28.718 janë shtruar në spital me simptoma – 258 më pak se dje dhe 61.557 janë ata që janë në izolim në shtëpi.

Ka shkuar në 17,127 numri total i viktimave të prekur me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 604 raste vdekjesh, në krahasim me 636 të hënën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?