“Drejtësi për shqiptarët”, protestë në Maqedoninë e Veriut për rastin “Monstra”

Familjarët e të dënuarve për rastin “Monstra” në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët që u janë përgjigjur thirrjes së tyre, kanë nisur protestën në kërkim të drejtësisë për këtë rast.

Ata besojnë se pesë shqiptarët e dënuar, 3 prej tyre me burg të përjetshëm, janë të pafajshëm dhe i gjithë procesi ka qenë i montuar politikisht.

Korrespondenti i Euronews Albania, Benjamin Arifi, raporton nga Shkupi se protesta e shqiptarëve vijon paqësisht pasi nuk ka plane nga forcat e policisë për të ndaluar tubimin, siç ndodhi pak ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me thirrjet “Duam drejtësi” dhe pankarta ku shkruhej “Stop standardeve të dyfishta”, protestuesit vendimet për dënimin e shqiptarëve i cilësojnë si procese të montuara politikisht. Rasti “Monstra” i referohet vrasjes së pesëfishtë në rrethinën e Shkupit gjatë vitit 2012.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të enjten e 12 prillit 2012, Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire Triçkovski nga Radishani si dhe Borçe Stevkovski nga Cresheva, u gjetën të vrarë me armë zjarri pranë liqenit të Hekuranës në Shkup.

Policia në Maqedoninë e Veriut në maj të atij viti ndërmori një aksion në Shkup, duke vënë në pranga dhjetëra shqiptarë.

Ministrja e Punëve të Brendshme në atë kohë, Gordana Jankollovska deklaroi në media se përgjegjësit e vrasjes së pesëfishtë ishin kapur, ndërsa theksoi se ata ishin të lidhur me ideologjinë fundamentaliste islame.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?