Drejtoresha e PS rreh vartesen që voton LSI

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Kolonjë po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi është akuzuar se ka dhunuar shefen e Fianancës së këtij institucioni.

Kristina Stoja, 55 vjeç e denoncoi në polici, duke thënë se Dorina Tallo, 32 vjeç (në foton sipër) e ka dhunuar barbarisht në ambientet e punës. Ajo tha se Tallo, që është emëruar nga PS në këtë detyrë, i ka kërkuar të votojë për Partinë Socialiste, duke e kërcënuar në të kundërt se do ta heqë nga puna.

Vetë Stoja ka pranuar se është simpatizante e LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka thënë se drejtoresha e PS e ka goditur në fytyrë dhe i ka thyer syzet optike.

Swiss Digital Mobile Reklama

NJOFTIMI I POLICISË

Kolonjë, procedohet penalisht në gjendje të lirë shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, për veprën penale: “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases:

D.T, 30 vjeçe, banuese në Ersekë (me detyrë shefe e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Ersekë).

Procedimi ndaj saj filloi pas kallëzimit të bërë më datë 21.06.2017, nga shtetasja K.S, 55 vjeçe, banuese në Ersekë, me detyrë shefe Finance pranë kësaj Drejtorie, e cila ka deklaruar se shtetasja D.T, në ambientet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë këtë të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?